Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Presidenti i Ukrainës thotë se grupet ruse kanë hyrë në Kiev

nga Venera Grabanica25 shkurt 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se grupet ruse kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Në një deklaratë për media Zelensky ka thënë, “Sipas informacioneve tona, armiku më shënoi si objektivin nr. 1, familjen time, si objektivin nr. 2. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Ne kemi informacione se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev.”

Zelenskyy, ka konfirmuar se ai do të qëndrojë në Ukrainë me familjen e tij.

“Do të qëndrojë në kryeqytet, me popullin tim. Familja ime është po ashtu në Ukrainë”, ka thënë ai.

Tutje, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se janë regjistruar 137 viktima në Ukrainë qysh sot, në ditën e parë të luftës Rusi-Ukrainë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →