RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Presidenti i FFK-së: Nëse kualifikohemi, ky do të ishte shorti që do të kishim dashur
Futboll

Presidenti i FFK-së: Nëse kualifikohemi, ky do të ishte shorti që do të kishim dashur

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka folur pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës. I pari i FFK-së ka deklaruar se ky ishte një short më i veçantë se sa herët e kalua

nga Gentrita Xhemajli6 dhjetor 20256 dhjetor 2025

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka folur pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës.

I pari i FFK-së ka deklaruar se ky ishte një short më i veçantë se sa herët e kaluara, teksa respektoi kundërshtarët me të cilët Kosova do të përballet në rast se ia del ta sigurojë kualifikimin.

Ai gjithashtu tha se nëse Kosova arrin në fund që të kualifikohet, ky do të ishte grupi që ata kanë dashur, kryesisht për shkak të lidhjes së ngushtë që ka vendi ynë me SHBA-të.

“Një short i jashtëzakonshëm krejtësisht ndryshe nga shortet tjera, special me njerëz që tërheqën ekipet dhe shortin, tre presidentët e tri shteteve organizative është diçka e jashtëzakonshme çfarë ka ndodhur kështu që i jap komplimente FIFA-s dhe moderatorin e fillimit Gianni Infantino i cili e bëri këtë gjë mjaft atraktive”.

“Pra, tri shtete, tri kombëtare të respektueshme, ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapat tonë që shpresoj që do t’i kalojmë këta hapa me Sllovakinë dhe pas Sllovakisë është hapi tjetër me Turqinë ose Rumaninë”.

“Shpresoj që ne do t’i kalojmë këta hapa do të ecim drejt këtij Kampionati dhe po i kaluam këta hapa në këtë grup që jemi ndoshta do të ishte grupi që do e kishim dashtë”.

“Një arsye më shumë pse po them grupi që do kishim dashtë është për faktin që ne kemi punuar me SHBA-në të cilët realisht janë shteti që na kanë ndihmuar, na ka organizuar dhe Kosovën e ka ndihmuar në të gjitha aspektet”.

“Kështu që sigurisht shpresoj të jemi komplet të mos kemi ndonjë futbollist të lënduar dhe të shkojmë para në këtë Kampionat, i uroj ‘Dardanëve’ të gjitha të mirat e mundshme dhe shumë suksese në këtë kampionat”.

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
LAJMI TJETËR →
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

Lexo edhe

Lajme

ZZZ PROBE 1785571928549

1 min më parë
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571859731

2 min më parë
Lajme

ZZZ ADMIN DELETE PROOF 1785571657285

5 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

15 orë më parë