Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së

nga Venera Grabanica3 janar 2025
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së.

Kupina tha se procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj, teksa tha se “neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial”.

“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, tha Kupina.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →