Policia njofon se i ka gjetur dy zolla prodhim serb në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mesditë në Mitrovicën e Veriut kanë pranuar një informacion se “në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit”.
Siç bëhet e ditur në njoftim , në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb.
Sipas policisë, armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.









