🇽🇰 Kosova
Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi 1,502 gjoba dhe hoqi 14 patentë shoferë
nga R14 gusht 2023
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Gjatë javës që shkoi, policia ka shqiptuar 1,502 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 14 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërkohë, vetëm gjatë javës që shkoi janë raportuar 98 aksidente, nga ku 42 persona mbetën të lënduar. /21Media











