Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 5 mijë e 63 gjoba trafiku, gjatë muajit nëntor

nga Gentrita Xhemajli4 dhjetor 2024
Policia në Ferizaj ka shqiptuar 5 mijë e 63 gjoba trafiku, gjatë muajit nëntor

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit nëntor i kanë shqiptuar 5 mijë e 63 gjoba më trafik.

Në një njoftim të Policisë së Ferizajt është bërë e ditur se gjatë nëntorit 47 shoferëve u janë hequr patentë-shoferët për shkak se kanë shkaktuar kundërvajtje të rënda në komunikacion.

“Gjatë muajit nëntor-2023 janë shqiptuar 4811 gjoba për kundërvajtje, apo një rritje për + 5.2 % më shumë në këtë vit.”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →