Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave

nga Venera Grabanica14 prill 2023
​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të dy personave të cilët po i kërkon për përfshirje në një rast të zjarrvënies, i cili ishte raportuar në fund të muajit mars në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia apelon qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, të kontaktojnë në numrin: 192. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →