Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për shpërthimin në veri të Mitrovicës

nga RTV2118 shkurt 2019

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur në shpërthim.

Këtë e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës. Hoti ka thënë se nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar.

“Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet as caku i sulmit dhe as kryerësit siç tha ai, të këtij akti kriminal, pasi që hetimi është na fazat fillestare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →