Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia arreston të dyshuarin për vjedhje të “Hilltit”, në Prizren

nga B G25 prill 2023
Policia arreston të dyshuarin për vjedhje të “Hilltit”, në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer një vjedhe të rëndë më 20 Prill në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë para 5 ditë një person kishte lajmëruar se i ishte vjedhur një makinë shpuese gjatë kohës që ai ishte jashtë shtëpisë.

“Me datë 20 Prill 2023, në polici është raportuar për një “Vjedhje të rëndë” në Prizren, konkretisht ankuesi raportoi se derisa ai ishte në darkë jashtë shtëpisë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhë një makinë shpuese “ Hilt”, thuhet në njoftimin e Policisë

I njëjti dyshohet të ketë kryer vepra të njëjta në atë lagje në mënyrën e njëjtë.
Pas intervistimit i dyshuari e ka pranuar veprën.

Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →