Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Po kërkohej nga Policia, arrestohet një 19 vjeçar për vjedhje

nga Miranda Beqaj22 prill 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot rreth orës 16:00 e ka arrestuar personin e kërkuar L.B, 19 vjeçar.
Ky i fundit ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ”Vjedhje” me dënim burgimi prej 1 vit e 5 muaj.
Polica të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →