Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Plotë ritëm, Rita kërcen valle popullore

nga Xh.D10 janar 2022

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora i është bashkuar një sfide në rrjetin social TikTok.
Ora ka publikuar një video ku shihet duke vallëzuar nën ritmin e një muzike popullore shqip.
Rita asnjëherë nuk ka hezituar ta tregojë me krenari prejardhjen e saj.
Kështu, rrjeti është vërshuar nga komente pozitive, e video ka marrë mbi 400 mijë pëlqime.
“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok @miantwins më inspiruan, shqiptar gjithandej”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që, artistja së fundmi ka marrë pjesë në emisionin e Jimmy Fallon, së bashku me partnerin e saj, Taika Waititi. Ndërkaq, po shijon sukseset e këngëve të saj./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →