Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Plagosja në lagjen “Emshir”, arrestohet një person

nga B.K25 janar 2023
Plagosja në lagjen “Emshir”, arrestohet një person

Një person është arrestuar sot në Prishtinë për vrasjen në tentativë, që ka ndodhur më 8 janar në Prishtinë, ku në një lokal në lagjen “Emshir” është plagosur një person.
Policia ka informuar se të dyshuarit i është sekuestruar një armë zjarri, një karikator, katër fishekë dhe një thikë.
“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person. Hetuesit rajonal kanë ndërrmarë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta. Personi i arrestuar: – I. Q, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, ka informuar Policia e Kosovës.
Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →