Një person është plagosur sot në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit të Gjakovës.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se i dyshuari është në arrati, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
“Është një rast plagosje tek ish objekti i gjykatës në Gjakovë. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati”, ka thënë Graishta./21Media











