Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në gjykatat dhe prokuroritë e vendit

nga E.Bullaku21 mars 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njoftoi se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
Kujtojmë se ditë më parë, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, iu bëri thirrje punëtorëve të administratës së institucioneve të drejtësisë që të ndërpresin grevën.
Sipas saj, si ministri po punojnë në adresimin e kërkesave të tyre, ndërsa shtoi se me këto greva po vuajnë qytetarët./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →