RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Petkoviq thotë se është provokim vizita e Kurtit në veri
🗺️ Rajoni

Petkoviq thotë se është provokim vizita e Kurtit në veri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës në komunat në veri , ai ka thënë se Albin Kurti duke shkuar në komunën e Leposaviqit, e

nga B G3 prill 20243 prill 2024

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq,  ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës në komunat në veri , ai ka thënë se Albin Kurti duke shkuar në komunën e Leposaviqit, e më pas në Zubin Potok, ka vendosur të ngrejë tensione të reja në veri të Kosovës vetëm një ditë para vazhdimit të dialogu në Bruksel.

Siç thuhet në deklaratë, ky është një kërcënim i ri për serbët në veri të Kosovës, “veprim me të cilin Kurti dëshiron drejtpërdrejt të shkaktojë tensione të reja në veri dhe me të cilin ka treguar se atij nuk i intereson asnjë normalizim dhe depërshkallëzimi.”

“Për të qenë absolutisht i qartë, Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës, ku nuk është i mirëpritur. Fakti që i gjithë Leposaviqi ishte bllokuar kur shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste një kryetar i rremë është dëshmia më e mirë se për çfarë shfaqje force po flasim. Gjithashtu, fakti që të gjitha rrugët janë bosh në Leposaviq dhe Zubin Potok tregon qartë se populli serb tregon përbuzje ndaj provokimit të Kurtit”, tha Petkoviq.

Sipas tij ky veprim i Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë te serbët të “cilët e shohin atë si një pushtues që i keqtrajton çdo ditë dhe ushtron dhunë institucionale, fizike e të tjera ndaj tyre.”

“Shtrohet pyetja se kush e ka miratuar vizitën e Kurtit në veri dhe në çfarë mënyre, kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë është informuar, nëse KFOR-i dhe EULEX-i kanë ndihmuar dhe janë pajtuar për këtë provokim”, ka pyetur Petkoviq.

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
LAJMI TJETËR →
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

Lexo edhe

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

8 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

1 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë