🇽🇰 Kosova
Petkoviq: Nga nesër fillon pagesa e drekës nga Vuçiqi për fëmijët serbë në Kosovë
nga Venera Grabanica14 nëntor 2024
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në kuadër të masave qeveritare serbe, nga nesër fillon pagesa e drekës për fëmijët serbë në Kosovë.
Petkoviq sipas kosovo-online, thotë se 17559 fëmijë do ta marrin këtë masë dhe se Serbia i ka paratë.
”Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Nga nesër do të gjenden para në llogaritë e prindërve për çdo fëmijë që është në kopsht apo në shkollat fillore dhe të mesme. Shuma në fjalë është 5000 dinarë për fëmijë. . Çdo muaj pasardhës, pagesa do të bëhet deri në datën e pestë të muajit”, tha Petkoviq ndër tjera.











