Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Petkoviq e quan “lobist të Prishtinës” raportuesin e Parlamentit Evropian

nga Kaltrina Berila11 tetor 2025
Petkoviq e quan “lobist të Prishtinës” raportuesin e Parlamentit Evropian

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj Raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, pasi ky i fundit në një reagim të bërë të premten mbrëma, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Terras kishte shkruar dje se ndëhyrja e shtetit serb në zgjedhjet e Republikës së Kosovës përmes përkrahjes të vetëm një partie tashmë është shumë e qartë.

Petkoviq e ka quajtur sot Terrasin si “lobist i Prishtinës”, dhe ka thënë se “kemi harruar që ekziston, meqë asnjëherë s’ke reaguar për terrorin e Kurtit”.

“Ku ishe, Riho, kur Kurti po mbyllte institucionet serbe, po arrestonte serbët, po mbante zgjedhje të rreme, po ndalonte cirilikën dhe dinarin? Nuk ishe gjëkundi, sepse je një i dërguar i rremë, ashtu siç shqetësimi yt për të gjithë në Kosovë është i rremë!”, ka shkruar Petkovic.

Kоначно се огласио и приштински лобиста @RihoTerras. Заборавили смо да уопште постоји, јер на Kуртијев терор никада није реаговао. Али зато кад су Срби у питању, напада их истим речником као и Kурти. 1/3 https://t.co/Qy1zlUbZlB

— Петар Петковић (@PetkovicPetar) October 11, 2025

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →