Tre britanikë të akuzuar si mercenarë që luftojnë me forcat ukrainase kundër Rusisë janë deklaruar të pafajshëm në një gjykatë ruse.
John Harding, Dylan Healy dhe Andreë Hill u shfaqën me kroatin Vjekoslav Preberg dhe suedezin Mathias Gustafsson në Donetsk.
Sipas mediave ruse, Harding mund të dënohet me vdekje.
Gjykata, e cila sipas mediave të huaja, nuk njihet ndërkombëtarisht, kohët e fundit dënoi me vdekje dy britanikë.
Pesë burrat u dërguan në gjykatë të hënën të prangosur.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass, tre nga burrat – Harding, Gustafsson dhe Preberg mund të përballen me dënimin me vdekje.
Çështja e tyre do të vazhdojë të shqyrtohet në fillim të tetorit.
Familja e miqtë e britanikëve kanë thënë se ata nuk ishin mercenarë dhe kanë bërë thirrje që ata të trajtohen në përputhje me Konventat e Gjenevës.
Traktatet ndërkombëtare mbrojnë njerëzit që nuk marrin pjesë në luftime, si punonjës e ndihmës dhe ata që nuk mund të luftojnë më, si të burgosurit e luftës, kundër ‘akteve të dhunës ose frikësimit”./21Media









