Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Përplaset autobusi me kamionin, 24 të vdekur

nga Kaltrina Berila13 prill 2017

Pas aksidentit, kamioni-cisternë është ndezur

Të paktën 24 persona kanë vdekur të enjten kur një autobus është përplasur me një kamion-cisternë në jugperëndim të Meksikës, njoftuan autoritetet meksikane.

Pas aksidentit, kamioni-cisternë është ndezur dhe me këtë rast kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar.

Autobusi po shkonte drejt bregdetit kur u ndesh me kamionin-cisternë që ishte nisur nga porti “Lazaro Kardenas”.

Ekipet e shpëtimit ende janë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →