Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përparim Rama shpreh përkrahjen për kandidaturën e Adelina Thaçi-Meta

nga Venera Grabanica19 dhjetor 2025
Përparim Rama shpreh përkrahjen për kandidaturën e Adelina Thaçi-Meta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ofruar përkrahjen e tij për Adelina Thaçi-Meta, e cila po kandidon për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Duke vlerësuar profilin e saj profesional dhe qytetar, Rama ka theksuar se:

“Adelina Thaçi përfaqëson ndërthurjen e kulturës, etikës profesionale dhe angazhimit qytetar. Në një kohë kur politika ka nevojë për mendim kritik, komunikim të përgjegjshëm dhe integritet personal, kandidatura e saj ofron një perspektivë ndryshe: një zë që vjen nga kultura dhe akademia. Prania e figurave të tilla në Kuvendin e Kosovës do të kontribuonte në pasurimin e debatit publik dhe në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe afatgjata. Përkrahja për këtë kandidaturë nuk është thjesht politike, është mbështetje për vlera, për dialog dhe për një qasje më të ndershme e më të vetëdijshme ndaj përfaqësimit publik”, ka shkruar Rama.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →