Përfundon bastisja në shtëpinë e ish pjesëtarit të UÇK-së
(Lajm i përditësuar)
Përfundon bastisja në shtëpinë e ish pjesëtarit të UÇK-së
Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuara të Kosovës kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behar Berisha.
Bastisja kishte nisur disa më parë në shtëpinë e Bershiës.
Ndryshe, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.
EULEX-i bastis shtëpinë e një ish-luftëtari të UÇK-së
Mëngjesin e sotëm EULEX dhe Policia e Kosovës sipas burimeve të RTV21 kanë bastisur shtëpinë e ish ushtarit të UÇK-së, Behar Berishës në rrugën Ramë Govori në Prishtinë.
Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.
Ndryshe, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu. /21Media











