Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Përfundojnë homazhet për Kadarenë, përcillet në banesën e fundit

nga Venera Grabanica3 korrik 2024
Përfundojnë homazhet për Kadarenë, përcillet në banesën e fundit

(Lajm i përditësuar)

Përfundojnë homazhet për Kadarenë, përcillet në banesën e fundit

Kanë përfunduar homazhet në Teatrin e Operas dhe Baletit për nderë të shkrimitarit të mirënjohur Ismail Kadare.

Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare, arkmorti që mbante trupin e shkrimtarit është përcjellë mes duartrokitjeve të të pranishmëve për në banesën e fundit.

Trupi i shkrimtarit të mirënjohur, u nis drejt varrezave të Tufinës ku do të mbahet një ceremoni mortore private me kërkesë të familjarëve të tij.


Ministra e deputetë nga Kosova drejt homazheve për Kadarenë 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur në Teatrin e Tiranës për të bërë homazhe pranë arkivolit të poetit shqiptar, Ismail Kadare.

Veç kryeministrit, për homazhe dhe ceremoninë e varrimit, do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.


Ceremonia e varrimit të Kadaresë në rreth të ngushtë familjarë

Përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare. Përcjellja e tij e përkohshme në varrezat e Tufinës, do të bëhet me pjesëmarrjen vetëm të familjarëve.

Në nder të Kadaresë, qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare, 2 dhe 3 korrikun, ndërsa në kujtim të shkrimtarit sot do të mbahet një ceremoni zyrtare mortore dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.


Rama tregon amanetin e fundit të Kadaresë: Në banesën e fundit do e përcjellin vetëm familjarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregoi në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin e madh, Ismail Kadares, se bashkëshortja e tij, Helena Kadare, gjithashtu shkrimtare, i kërkoi që veç ai të mbante fjalim përpara se më i dashuri i saj të përcillej për në varrezat e Tufinës në Tiranë.

Rama tha se kështu, Helena i qëndroi besnike bashkëshortit të saj.

“Ne i kemi vetëm, një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë në kohën e vendin e duhur një banesë të fundit ku të mos ndjehet i kërkuar as nga fqinjësia që e kishte lemeri e as nga nderimet e tubimet që i kishte llahtari. Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve. Ju kërkoj mbylljen e homazheve”, tha ai.

Paraprakisht, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit u mbajtën homazhe publike në nderim të Kadaresë.


Kurti bëri homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë.

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në mesin e shumë personave, homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Meta: Kadare ngriti Shqipërinë në majat e letërsisë botërore

Shqiptarët i japin sot lamtumirën e fundit shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut.

Shqiptarët i japin sot lamtumirën e fundit shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut.

Kadare pësoi “arrest kardio-respirator”, në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe.

Krerët e shteteve nga Shqipëria dhe Kosova ndodhen në Tiranë për të përcjellë me nderime të larta shkrimtarin në banesën e fundit.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili tha se Ismail Kadare ngriti Shqipërinë në majat e letërsisë botërore kur vendi ishte më e izoluar se kurrë.

“Për t’i dhënë lamtumirën gjeniut të kombit që me penën e tij e ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majat e letërsisë botërore atëherë kur Shqipëria ishte më e izoluar se kurrë. Me sakrificë i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh dhe të papërsëritshëm”, deklaroi Meta në një prononcim të shkurtër për media.


Rohde për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë

Në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare, ka shkruar Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Duke e quajtur “gjigant të letërsisë”, Rohde tha se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë

“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde.

Honoring the literary giant Ismail Kadare. His words brought Albanian literature to the world and touched countless hearts. Rest in peace.
His legacy will live on through his timeless stories and the inspiration he provided to generations of young writers! pic.twitter.com/JJZl96tTa9

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 3, 2024


Shqipëria dhe Kosova në zi, nisin homazhet për Kadarenë

Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor po mbahen homazhe për shkrimtarin Ismail Kadare.

Familja e Kadaresë ka njoftuar se homazhet publike do të zgjasin deri në orën 12:30.

Të pranishme në sallën ku mbahen homazhet për Kadarenë janë bashkëshortja e tij, Helena, dy vajzat, Gresa dhe Besiana Kadare si dhe familjarë të tjerë të kolosit të Letërsisë Shqipe.


Krerët e shtetit në Tiranë për varrimin e Ismail Kadaresë

Në ceremoninë lamtumirëse për Kadarenë në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit- Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.


Arkivoli i Kadaresë dërgohet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit trupi i gjeniut të ndjerë të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Mësohet se Kadare do të nderohet me ceremoni shtetërore.

Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit.

Homazhet publike për të do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në orën 09:00.

Pak çaste më parë, trupi i pajetë i shkrimtarit Kadare, ka mbërritur në Teatrin e Operas dhe Baletit.


Në Tiranë ceremoni lamtumirëse në nderim të Kadaresë

Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit trupi i gjeniut të ndjerë të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Mësohet se Kadare do të nderohet me ceremoni shtetërore. Homazhet publike për të do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në orën 09:00. Ndërkohë bëhet me dije se ceremonia shtetërore e lamtumirës nis në orën 11:30. Ndërsa në orën 12:30 do të bëhet nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →