Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Përfundoi takimi Zaev-Ahmeti, pritet ta publikojnë marrëveshjen e re qeverisëse

nga Egzona Mehmeti18 gusht 2020

Përfundoi takimi ndërmjet Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pak para orës dy arriti në Klubin e Deputetëve, ndërsa kryetari i LSDM-së Zoran Zaev arriti 15 minuta më vonë.

Takimi i dy liderëve zgjati rreth 30 minuta. Ahmeti ishte i shoqëruar nga Artan Grubi, ndërsa Zaevi nga Lupço Nikollovski.

Në këtë takim liderët diskutuan për ndarjen e resorëve për Qeverinë e 4 viteve të ardhshme.

Në çdo moment pritet që kryetarët e të dy partive të prononcohen për mediat rreth takimit, raporton TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →