RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfshihen nga zjarri stalla e bagëtive dhe panele solare në Skenderaj

nga Kaltrina Berila17 dhjetor 2024
Përfshihen nga zjarri stalla e bagëtive dhe panele solare në Skenderaj

Një stallë me ushqim bagëtish, shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje janë përfshirë nga zjarri të hënën në Skenderaj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e një teli të rrymës elektrike, derisa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Edhe autoritetet policore po merren me rastin.

Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është raportuar se si pasojë e një teli të rrymës është përfshirë në zjarr një objekt (stallë) me ushqim bagëtish, shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →