Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfaqësues të Listës Serbe, takohen me ambasadorë të QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së në

nga Kaltrina Berila31 gusht 2024
Përfaqësues të Listës Serbe, takohen me ambasadorë të QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së në

Një delegacion i Listës Serbe ka mbërritur në Prishtinë ku pritet të kenë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së.

Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, takimi mbahet në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur më tej, pjesë e Listës Serbe janë kryetari Zlatan Elek, nënkryetari Dragisha Miloviq dhe Igor Simiq.

Mediumi serb thotë se takimi vjen pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në pjesën veriore të vendit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →