Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Për 8 mars, Hoti nënshkruan pako ekonomike për gratë

nga Kaltrina Berila8 mars 2021

Në kuadër të aktivitetit për “Shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë.

Përfituese nga ky program sot ishin fillimisht 16 gra në biznese të vogla. Masa mbështetëse është rreth 2 milionë euro.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se sikur shumë vende të tjera edhe Kosova është përballur me një situatë të vështirë në pandemi, sipas të cilit mbështetja e sotme me mjete financiare është një kontribut i veçantë.

“Është fakt që pandemia ka ndikuar për sigurimin e të ardhurave për familjet. Kjo mbështetje duhet të vazhdojë nga kush do që vjen edhe më tutje për fuqizimin e grave dhe për eliminim e dukurive siç është dhuna në familje”, tha ai./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →