Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pelegrinët myslimanë mblidhen për Haxh në Arabinë Saudite

nga Kaltrina Berila19 korrik 2021

Pelegrinët myslimanë të vaksinuar kundër koronavirusit, janë mbledhur të dielën për pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të huaj për të dytin vit me radhë që të marrin pjesë në këtë ceremoni, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vetëm 60,000 shtetas sauditë dhe banorë të këtij vendi të vaksinuar plotësisht u lejuan të marrin pjesë, larg nga turmat e mëdha që zbresin në Mekë në kohë normale kur rituali tërhiqte deri në 2.5 milionë pelegrinë.
Arabia Saudite, që vitin e kaluar ka lejuar vetëm disa mijëra persona që ta kryejnë Haxhin.
Meqë koronavirusi është shqetësimi kryesor i këtij viti, autoritetet kanë kufizuar qasjen e pelegrinëve vetëm për moshat 18 deri në 65 vjeç, të cilët kanë qenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, dhe nuk vuajnë nga sëmundjet kronike./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →