Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Peci thumbon LDK-në: Nuk dëgjova që e përmendni Ibrahim Rugovën, tash jeni “Rruga e Re”

nga Gentrita Xhemajli2 dhjetor 2024
Peci thumbon LDK-në: Nuk dëgjova që e përmendni Ibrahim Rugovën, tash jeni “Rruga e Re”

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, në Kuvendin e Kosovës ka përmendur figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në datën e lindjes së tij.

Peci në Kuvend tha se ish-presidenti Rugova porosiste ta siguronim bukën e motmotit dhe se dikasteri i tij kishte arritur ta bëjë këtë.

Pastaj, ai me ironi sulmoi LDK’në, duke thënë se s’e përmendi atë në ditëlindjen e tij.

“Sot është 2 dhjetori, sikur presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova të ishte në jetë, ai do t’i kishte 80 vjet dhe njëri prej amaneteve të tij ka qenë që të angazhohemi fort, që të sigurojmë bukën e motmotit. E kemi siguru bukën e motmotit. Nuk dëgjova prej LDK-së që e përmend as Ibrahim Rugovën në datën 2 dhjetor. Nejse, na falni se ju tash jeni Rruga e Re”, deklaroi Peci.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →