Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Peci: Kosovës i duhet një lidership progresiv e liberal për të siguruar mbështetje të fuqishme perëndimore

nga Gentrita Xhemajli30 tetor 2025
Peci: Kosovës i duhet një lidership progresiv e liberal për të siguruar mbështetje të fuqishme perëndimore

Ish-diplomati, Lulzim Peci ka vlerësuar se viti 2025 do të mbahet mend si vit i rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, pas tri njohjeve të reja nga Kenia, Sudani dhe Siria.

Ai tha se këto njohje kanë krijuar një dinamikë të re legjitimiteti për shtetësinë e Kosovës, pas një periudhe stanjacioni që nga viti 2020.

Sipas Pecit, kjo prirje lidhet me ndryshimet gjeopolitike globale dhe dobësimin e ndikimit rus.

Ai shtoi se këto zhvillime mund të hapin rrugën për anëtarësimin e Kosovës në organizata si INTERPOL dhe UNESCO, por paralajmëroi se për këtë nevojitet një lidership qeveritar progresiv e liberal dhe mbështetje më e fortë nga vendet perëndimore.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →