Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Peci bën kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut

nga B G22 nëntor 2024
Peci bën kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Gurit.

Kjo erdhi pasi LDK-ja ka reaguar për grantet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë për të afërmit e Fitore Pacollit.

“Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve! Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh! Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon!”,  ka shkruar Peci në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →