Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK nuk ka pranuar kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve

nga Venera Grabanica13 shtator 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ableard Tahiri ka thënë se deri më tani PDK nuk ka pranuar asnjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Megjithëkëtë ai thotë se janë të gatshëm të diskutojnë për masat dhe shkurtime të fushatës. Ndërsa lidhur me çështjen e shtyrjes së zgjedhjeve, ai tha se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani e ku ai do ta shpreh qëndrimin e tij nëse bëhet një kërkesë e tillë.
“Deri më tani PDK-së nuk i është drejtuar asnjë kërkesë për shtyrje të zgjedhjeve. Ne kemi qenë të gatshëm të ulemi të diskutojmë për masat dhe shkurtimin e fushatës. Deri sot nuk kemi pasur asnjë kërkesë, sot e dini që është një takim padyshim që PDK do të jetë pjesë e takimit dhe do të shohim nëse do të kemi një kërkesë të tillë. Qëndrimin e partisë do ta shpreh sot kryetari në takim”, tha Krasniqi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →