PDK me plan për depolitizimin e arsimit në Podujevë, premton shkolla të reja
(Lajm i përditësuar)
PDK me plan për depolitizimin e arsimit në Podujevë, premton shkolla të reja
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Isak Shabani, në debatin zgjedhor në RTV21 ka prezantuar planin për sektorin e arsimit, duke theksuar nevojën për arsim profesional, ndërtim të shkollave të reja dhe kurse praktike për nxënësit.
Ai u zotua se gjatë konkurseve për punësim, vlerësimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve do të bëhet mbi bazën e profesionalizmit dhe jo përkatësisë politike, duke kërkuar një depollitizim të plotë të arsimit në komunë.
“Arsimi profesional, ndërtimi i shkollave të reja, kurse. Duhet një depolitizim i arsimit. Gjatë konkursit, vlerësimi do të bëhet në bazë të profesionalizmit të secilit mësimdhënës dhe drejtori,” tha Shabani.
Shabani prezanton programin me 5 shtylla për zhvillimin e Podujevës
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Isak Shabani, ka prezantuar programin e tij zgjedhor, në RTV21 i cili bazohet në 5 shtylla kryesore të zhvillimit lokal.
“Programi bazohet në pesë shtylla. Do të kemi prioritete të caktuara për secilën shtyllë: zhvillimin ekonomik dhe punësimin, arsimin dhe inovacionin, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, kulturën, rininë, sportin dhe turizmin,” tha Shabani./21Media









