Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK, LDK, AAK dhe Nisma i thonë po takimit me Osmanin

nga Venera Grabanica30 tetor 2025
PDK, LDK, AAK dhe Nisma i thonë po takimit me Osmanin

(Lajm i përditësuar)

Nisma i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentës për takim

Nisma Socialdemokrate e ka konfirmuar për rtv21 se do të marrë pjesë në takimin e thirru nga presidentja, Vjosa Osmani.

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, tha se në takim do të marrë pjesë kryetari, Fatmir Limaj.

“Po, do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja nesër, në kuadër të përkushtimit tonë për dialog dhe bashkëpunim institucional”, tha Izmaku./RTV21/21Media


LDK: Në takim do të marrë pjesë kryetari, Lumir Abdixhiku

LDK për RTV21 ka konfirmuarpjesëmarrjen në takimin e nesërm konsultativ tek presidentja Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Besian Mustafa, konformoi për rtv21 se në takim do të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.


PDK konfirmon pjesëmarrjen tek presidentja Osmani

Partia Demorkatike e Kosovës ka konfirmuar për rtv21 se ka pranuar ftesë nga presidentja Osmani për takim konsultativ të premtën nga ora 12:00.

Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku, tha se në takim do të marrë pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniq.

‘’Po, e kemi marrë ftesë dhe kryetari do të marrë pjesë” tha Çitaku./RTV21/21Media


AAK konfirmon se Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takim tek presidentja

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të marrë pjesë nesër në takim tek presidentja Vjosa Osmani.

Për RTV21 kjo u konfirmuar nga Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli. Takimi është thirrur për mundësinë e krijimit të një shumice tjetër parlamentare për formimin e Qeverisë.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina për rtv21.tv ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet nesër nga ora 12:00, ky do të jetë takim i përbashkët.

Takimi është paralajmëruar që nga dështimi i formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →