Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

PD-ja proteston para Qeverisë, kërkon rrëzimin e Ramës

nga Venera Grabanica24 janar 2026
PD-ja proteston para Qeverisë, kërkon rrëzimin e Ramës

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike dhe aleatëve para kryeministrisë. Opozita do të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku si krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Edhe këtë herë, partitë e reja; Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj nuk i janë bashkuar kësaj lëvizjeje të PD-së.

Kjo është protesta e dytë kombëtare që zhvillon opozita pas asaj që u mbajt në datën 22 dhjetor.

Partia Demokratike vendosi protestat në qendër të aksionit të saj politik pas publikimit të hetimeve të SPAK-ut për tenderat në infrastrukturë dhe rolin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas kryetarit të PD-së, Berisha, vendimi i kryeministrit Edi Rama për të goditur SPAK-un në Gjykatën Kushtetuese për masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut dhe vendimi i tij për të mos i dhënë Prokurorisë së Posaçme imunitetin e numrit 2 të qeverisë, tregojnë se Edi Rama nuk do ta lejojë drejtësinë të godasë korrupsionin dhe se rruga e vetme për opozitën mbeten protestat.

Vetë Berisha nuk e ka fshehur se preferon një lëvizje të qëndrueshme me protesta çdo ditë para godinës së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do ta ndërtojë Partia Demokratike betejën e saj kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, që sapo kanë nisur mandatin e katërt./vizionplus.tv

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →