RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas ‘refuzimit’ të Kurtit për takim, Rama thotë se ‘do të flasë’ nesër në Prishtinë

nga R5 korrik 2023
Pas ‘refuzimit’ të Kurtit për takim, Rama thotë se ‘do të flasë’ nesër në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka pranuar t’i komentojë deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit se takimi i radhës me Ramës o do bëhet përmes mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, o nuk do të ketë takim vetëm mes tyre.

Megjithatë, Rama tha se sa i përket kësaj çështje, do të flet nesër në Prishtinë.

“Nuk jam këtu për të folur në lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flasë kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, tha Rama para mediave shqiptare.

Rama nesër do të bëj vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, bazuar në deklaratat e Kurtit që i bëri sot, takim mes dy kryeministrave sipas gjitha gjasave nuk do të ketë. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →