Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas alarmit për riorganizim sulmi, Kurti kërkon nga KFOR, EULEX e BE ta dënojnë Radojiçiqin

nga Venera Grabanica19 nëntor 2023
Pas alarmit për riorganizim sulmi, Kurti kërkon nga KFOR, EULEX e BE ta dënojnë Radojiçiqin

(Lajm i përditësuar)


Pas alarmit për riorganizim sulmi, Kurti kërkon nga KFOR, EULEX e BE ta dënojnë Radojiçiqin

Kryeministri Albin Kurti, po kërkon nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja që zyrtarisht përmes një raporti, të marrin masa ndaj kërcënimeve serbe, dhe t’ia atribojnë zyrtarisht Serbisë aktin e agresionit dhe krimin ndaj Kosovës.

Këtë reagim Kurti e bëri pas deklaratës se Milan Radojiçiq po riorganizon grupin për një sulm tjetër terrorist.

”U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit”.


Kurti: Serbia ka dislokuar sistemet kundërajrore afër kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ka dislokuar sisteme kundërajrore në afërsi të kufirit me Kosovën, duke paralajmëruar se në Rashkë po bëhet riorganizim paramilitar i Milan Radojçiqit.

Në një positm në Facebook, Kurti se ky riorganizim po bëhet me instruksione dhe mbështetje të shtetit serb.

“Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës. U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Kurti ka kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian të dalin me raport publik për t’ia atribuuar Serbisë aktin e agresionit, krimin dhe terrorizmin, “dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit”.

“Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën. Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit ‘Bota Serbe’, të Vulinit e të Vuçiqit”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →