Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas 26 vjetësh gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

nga Kaltrina Berila19 janar 2025
Pas 26 vjetësh gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vjetësh janë gjetur eshtrat e Xheladin Jetish Kabashit.

Nura përmes një shkrimi në “Facebook” tha se eshtrat e tij janë gjetur në një lokacion në Skenderaj, ndërsa ka shprehur ngushëllime familajet Kabashi.

“26 vite pritje me ankth për familjen Kabashi nga Polaci, për djalin e saj, i zhdukur pa ndonjë lajm që prej luftës së Kosovës, fati i të cilit është zbardhur këto ditë, kur metoda e ADN-së konstatoi se eshtrat e gjetur në një lokacion të territorit të komunës sonë, i përkasin Xheladin Jetish Kabashit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi! Lavdi rënies për liri të Kosovës, Xheladin Kabashit!”, tha ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →