Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

nga Venera Grabanica9 nëntor 2025
Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit.

Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.

“Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.

Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor.

Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ.

Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor./rel

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →