RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Parlamenti i Ukrainës vazhdon punën edhe në luftë

nga E.Bullaku25 mars 2022

Parlamenti i Ukrainës po vazhdon punën edhe pse vendi qe një muaj është në luftë me Rusinë.
Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, ka shkruar në Twitter se Parlamenti është ende funksional dhe se deputetët ende po punojnë në votimin e ligjeve.
“Po, Parlamenti ende punon. Dje kishim një seancë. Po, ne votojmë ligje. Po, komisionet tona punojnë. Edhe në luftë ne synojmë të vazhdojmë të funksionojë demokracia”, ka shkruar ajo, duke kërkuar përkrahje për Ukrainën.
Kujtojmë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke e cilësuar si “operacion special”.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →