Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Paralajmërohen reshje shiu e përmbytje të mundshme në Prishtinë

nga Gentrita Xhemajli17 nëntor 2025
Paralajmërohen reshje shiu e përmbytje të mundshme në Prishtinë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për qytetarët, pas paralajmërimit të fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për reshje të shiut.

Në njoftim bëhet e ditur se bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Sipas njoftimit të komunës, niveli i rrezikut është portokalli, ndërsa theksohet se priten reshje mbi 40 l/m² brenda 24 orëve, mundësi për përmbytje të menjëhershme, vështirësi në qarkullim rrugor, rrëshqitje dheu dhe balte, si dhe rrezik i shtuar për jetën e njerëzve dhe kafshëve.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →