Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pantina: Me Ligjin për Dialogun nuk mund të vendosin ‘krye në vete’

nga RTV214 shkurt 2019

Pantina tha se ligji për dialogun synon të vë në rend procesin e vendimmarrjes

Partia Socialdemokrate (PSD) arsyetoi votimin e buxhetit të Qeverisë, duke konsideruar se gjitha kërkesat e tyre karshi Qeverisë janë plotësuar.

Deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina, në një konferencë për media foli për rëndësinë e projektligjeve të votuara gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ligji për dialogun synon të vë në rend procesin e vendimmarrjes, pasi sipas saj, nuk ka më mundësi që secili bartës i institucionit të marrë vendime ‘krye në vete’.

Ndërsa, për ligjet e administratës publike dhe atij të pagave në sektorin publik, Pantina tha se pavarësisht disa mospajtimeve, përmes këtyre ligjeve vendoset transparenca dhe hierarki e qartë për paga.

Ajo paralajmëroi se më së paku deri në mars qeveria duhet të dërgojë në kuvend ligjin për qeverinë. Ndërsa, për ligjin për paga, tha se duhet të hyjë në fuqi pas 9 muajsh dhe deri atëherë, sipas saj, do të miratohet ligji për qeverinë ku do të qartësohen se sa zëvendësministra duhet të jenë në dikasteret përkatëse.

Të shtunën në Kuvend ka kaluar në parim Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Projektligji ka kaluar me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →