Këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se ka finalizuar videoklipin e këngës “Vet e lype”, që e solli në bashkëpunim me reperin MC Kreshën.
Videoklipi do të publikohet nesër në ora 18:00.
Në Instagram, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.
Kënga “Vet e lype” është pjesë e albumit të ri që ka publikuar Dafina Zeqiri. Albumi i titulluar “Dafinë Moj” përmban 14 këngë të reja./21Media








