Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pacolli: Serbia po minon paqen në Ballkan përmes Rusisë

nga RTV215 shkurt 2019

Pacolli po qëndron në SHBA me ftesë të sekretarit Amerikan të Shtetit

Prezenca amerikane në rajon është jetike për garantimin e paqes dhe demokracisë dhe rajoni i Ballkanit i takon NATO-s.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë adresimit të tij në Senatin Amerikan, në kuadër të Forumit mbi sfidat në Evropën Jug-lindore, të organizuar nga Senatori, Paul Inhofe.

“Mëngjesin në Uashington D.C. e fillova me pjesëmarrjen në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore, i organizuar nga Senatori, Paul Inhofe, në Senatin Amerikan. Në adresimin tim para kongresistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, potencova rëndësinë jetike të prezencës amerikane në rajon, si garantuese e paqes dhe demokracisë. Në anën tjetër, denoncova lojën e pistë që Serbia në vazhdimësi zhvillon, duke vazhduar me minimin e paqes nëpërmjet prezencës ruse. Rajoni i Ballkanit i takon NATO-s dhe kjo gjë nuk ka alternativë”, tha Pacolli.

Numri dy i Qeverisë Behgjet Pacolli po qëndron në SHBA me ftesë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të marrë pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, më 6 dhe 7 shkurt, në Uashington. Ai pas kësaj do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, më 8 shkurt.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →