Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pa viza, rritet numri i qytetarëve për të udhëtuar në Evropë me autobus

nga Venera Grabanica2 janar 2024
Pa viza, rritet numri i qytetarëve për të udhëtuar në Evropë me autobus

Përveç me aeroplan dhe automjete, qytetarët e Kosovës tashmë kanë nisur të lëvizin pa viza në zonën Schengen edhe me autobus. Disa autobusë janë mbushur me udhëtarë dje dhe sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, për të udhëtuar në Evropë.

Me heqjen e regjimit të vizave nga 1 janari, disa qytetarë tashmë kanë filluar vizitat e tyre të planifikuara tek familjarët në shtetet e Bashkimit Evropian.

Qytetarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë me autobus kanë mirëpritur liberalizimin e vizave, por theksojnë se çmimet e biletave janë të larta.

Daut Krasniqi shprehur i kënaqur për lëvizjen e lirë pa viza, por shton se shuma e biletës vetëm për një drejtim i ka kushtuar rreth 200 euro.

Ndërkaq ndryshe nga Krasniqi, qytetari Qazim Berisha tha se kushtet që i kanë vendosur janë të vështira për t’i përballuar.

E Auguton Limani qytetari që jeton në Itali u shpreh i kënaqur që tani familja e tij kanë mundësin që ta vizitojnë atje.

Granit Veselaj nga një agjenci e autobusëve tha se qytetarët ende nuk i dinë rregullat për të udhëtuar pa viza. Ai gjithashtu tregoi edhe për çmimet që kjo agjenci i ka për udhëtarët që udhëtojnë nëpër Evropë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →