“Pa të pa”, krejt pritja te dueti që po vjen nga Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj
Nëse mendoni se hitet në duete kanë ardhur tashmë e keni gabim, pasi një super bashkëpunim pritet të dalë nga “furra” e që do ta djegê krejt verën.
Fjala është për këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj të cilët kanë bashkuar forcat dhe shumë shpejt sjellin një super këngë që do të quhet ” Pa të pa “.
Madje edhe klip të tillë me pamje xhiruar në vendet më të bukura e piktoreske në Mal të Zi nuk keni parë ende.
Mësojmë se Cricket Music është producenti dhe arranzhmani i këngês, me melodi nga Alien, Cricket beati nga po Cricket, teksti nga Alien dhe Cricket, muzika nga vetë treshja Ermali, Davidi dhe Chricket , Mix Master nga Lorenc Aliaj ( Avaxus) dhe vetë Cricket. Videoklipi xhiruar mjaft bukur nga Mars Studio ( Endrit Rrahimi ) ku ne ju sjellim disa foto nga sheshxhirimi.
Kënga dhe klipi do të jetë e publikuar në të gjitha platformat ndërsa vetë producent enzekutiv është David Dreshaj dhe menagjmenti i tij.
Bëhuni gati që ta shijoni hitin e verës që po vjen mga dushja që din të sjellë vetëm hite Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj.









