Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

OVL-UÇK pranon edhe një dosje të Gjykatës Speciale

nga Kaltrina Berila22 shtator 2020

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thënë të martën se për herën e tretë ka pranuar dosje të Gjykatës Speciale.

Hysni Gucati nga kjo organizatë përmes një konference për media tha se sot rreth orës 11 kanë pranuar një dosje në koridor të objektit të OVL-UÇK-së.

“Janë disa dosje të Gjykates Speciale, ka emra për të cilët nuk jemi të autorizuar që t’i publikojmë.Nuk është mirë që kjo gjykatë po i vërteton pretendimet tona që ka bashkëpunuar me me Prokurorinë e Serbisë”, tha Gucati.

Kujtojmë se ditëve të kaluara, OVL-UÇK ka pranuar dy dosje rradhazi që sipas tyre përmbajnë dokumente nga hetimet që po bëhen në Dhomat e Specializuara, gjykatë kjo që ka mandat të hetojë krimet e luftës të kryera në Kosovë nga viti 1999 e tutje.

Të dy dosjet paraprake, sipas OVL-UÇK janë konfiskuar nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →