Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Vendimi për zgjedhjet në veri çështje ditësh

nga Venera Grabanica8 dhjetor 2022
Osmani: Vendimi për zgjedhjet në veri çështje ditësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për situatën e krijuar në veri të vendit sot do të zhvilloj një takim me disa nga institucionet e sigurisë.
Osmani ka thënë se procedura e do që së pari të bëhet vlerësimi i sigurisë, e pastaj ajo të prezantohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më pas KQZ-ja do të vendosë nëse duhet shtyrë zgjedhjet.
E nëse vendos këtë atëherë, do të ftohen në Presidencë për diskutim përfaqësuesit e partive politike e do të arrihet një konsensus për vendimin.
“Nëse një kërkesë e tillë vjen pasi të dorëzohet vlerësimi i institucioneve të sigurisë KQZ-së si presidente do ta bëjë vlerësimin tim dhe atë do ta ndaj me partitë politike por patjetër duhet të ketë konsensus jo unanimitet të plotë por kërkohet konsensus. Besoj që në dy tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohet”, ka thënë Osmani pas manifestimit në kuadër të 16-ditëshit të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →