Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

nga Gentrita Xhemajli17 nëntor 2025
​Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe Kryeministrin Edi Rama për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani e ka cilësuar këtë si një hap historik që ka thënë se dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian.

“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →