Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

nga Gentrita Xhemajli7 qershor 2025
Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kadetët Arlind Shefiku, Enderon Vuthaj ,majorin Gëzim Osmanin si dhe nënkolonelin Gëzim Sada të cilët kanë diplomuar në akademitë dhe kolegjet ushtarake të ShBA-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Republikën e Kosovës.

“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani i ka shpreh mirënjohje të përhershme ShBA-së, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove të Kosovës. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →