Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Erdoganin për Ditën e Republikës: Jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë

nga B G29 tetor 2024
Osmani uron Erdoganin për Ditën e Republikës: Jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë

Turqia sot feston Ditën e Republikës, e me këtë rast Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun turk Rexhep Taip Erdogan.

Në një postim në X, Osmani ka thënë se populli i Kosovës është falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Turqisë.

Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur të forcojë partneritetin me Turqinë.

“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite. Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim të shfrytëzojmë me entuziazëm të madh mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë”, ka shkruar Osmani në platformën X./21Media

Sayın Cumhurbaşkanı @RTErdogan, Türk milletinin Cumhuriyet Bayramı’nı kutladığı bu anlamlı günde, birlik ve beraberlik ruhunun ülkenizin dört bir yanında hâkim olmasını diliyorum.

Kosova halkı, Türkiye’nin uzun yıllar boyunca sağladığı sarsılmaz destek ve sürekli dostluğa… pic.twitter.com/mUE5QyGcCM

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 29, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →